Konferenca e Donatorëve, Basha: Të nisë menjëherë puna, fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë

0
557

 

Kreu i PD Lulzim Bash aka mirëpritur shifrën e 1.15 miliardë euro të dhuruar nga Konferenca e Donatorëve sot në Bruksel. Basha shprehet se puna duhet të nisë menjëherë dhe fondet të përdoren me transparencë.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here