Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Presidenti Meta: Dvoranit t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Presidenti Meta: Dvoranit t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

0
468

Presidenti Ilir Meta ndodhet në konferencë të jashtëzakonshme të cilën e nisi me një urim për gazetarët: Mirëseerdhët në kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës.

Duke publikuar të dhëna të reja për kreun e KED, Ardian Dvorani, Kreu i Shtetit Ilir Meta thotë se do të depozitojë një shtesë tjetër në kallëzimin e bërë ndaj tij, duke kërkuar që atij ti ndalohet ushtrimi i veprimtarisë, që sipas Metës është kriminale.

Ilir Meta: Prej sot po përgatitet dhe do depozitohet një shtesë në kallëzimin  penal, jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij, por edhe sepse të kallëzuarit Dvornai duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Dy ditë më parë përmes një postimi në facebook kreu i shtetit shprehu shqetësimin se qeveria po e kthen vendin në një shtet policor, duke zaptuar edhe Gjykatën Kushtetuese, pas ndryshimeve të bëra për procedure e betimit të gjyqtarëve.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Ndryshimet e ligjit për policinë e shtetit, sipas Metës, nuk kanë si synim përafrimin me legjislacionin e BE. Për këtë arsye Ilir Meta ngriti alarmin se Edi Rama me Policinë dhe Propagandën po detyron shqiptarët të ikin nga vendi.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Në shtetin e PPP nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here