Trafikoi 120 milionë euro nga Amerika Latine në Europë, arrestohet supertrafikanti shqiptar

0
860

 

Policia e Italisë në Pordenone arrestoi një trafikant ndërkombëtar droge, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim. I arrestuari është një 42-vjeçar nga Shqipëria, i dënuar nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shqiptari, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar për trafik droge, ishte dënuar në shtetin grek, si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë nëpër Europë. Lënda narkotike e kishte origjinën nga vendet e Amerikës Latine.

Ai akuzohet se ka importuar ilegalisht – nga shtatori 2018 deri në janar 2020 – nga Amerika Jugore dhe Qendrore, një ton dhe 200 kilogramë kokainë, përmes porteve europiane.Shqiptari, me origjinë nga Mirdita, ka trafikuar një sasi kaq të mëdhe droge, sa nëse ajo shitet në treg, kap vlerën e 120 milionë euro.

42-vjeçari u zbulua mbrëmjen e djeshme në bordin e një BMV-je me një targë italiane, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë. Pasi agjentët e kanë ndaluar atë, kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim, pasi kërkohej nga gjykatat greke. Pasi u mor në komisariat, ai u identifikua me shenja të gishtërinjve dhe rezultoi se ishte pikërisht trafikanti i kërkuar për drogë.

Hetimet zbuluan se burri ishte zhvendosur në Pordenone për disa vjet, ku ishte i punësuar në një kompani të rimëkëmbjes dhe hedhjes së materialit me ngjyra. Në përfundim të formaliteteve të planifikuara, shqiptari 42-vjeçar u dërgua në burg dhe do vendoset në dispozicion të autoriteteve greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here