Friday, April 26, 2024
Home Politikë “Në 2 mars paralajmërimi i fundit”, Meta: Rilindja ka tmerr nga liria...

“Në 2 mars paralajmërimi i fundit”, Meta: Rilindja ka tmerr nga liria e popullit shqiptar

0
385

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë, duke i bërë thirrje që t’i bashkohen atij në datën 2 mars, për ti dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.

Mesazhi i Presidentit Meta

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here