Presidenti Meta: Në 2 mars kundër grushtit të shtetit, për lirinë e medias dhe Kushtetutën

0
611

Presidenti i vendit Ilir Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilët deklaruan se do të bëheshin pjesë e manifestit të 2 marsit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here