Reshjet,banorët e Obotit frikë për permbytje. Banorët: Asnjë masë parandaluese, tokat kanë nisur të mbledhin ujin

0
683

 

 

Banoret e fshatit Obot ne njesine administrative Ana e Malit i tremben reshjeve te nisura ne vendin tone, pasi mund te rikthejne permbytjet. Zgjatja e tyre ne kohe dhe shkrirja e bores, ben qe pranvera te jete nje prej periudhave problematike, qe rrezikon keto zona. Ata thone se masat parandaluese kane munguar si nga bashkia, ashtu edhe bordi i kullimit.

Nga 850 banore qe ka patur kjo zone tashme kane mbetur vetem 200! Tokat jane lene djerr, kjo si rezultat edhe i permbytjeve te pervitshme! 2 vite me pare zona e Obotit u permbyt pikerisht ne mes te muajit mars! Faji sipas komunitetit eshte tek vendosja e argjinatures ne dajc, gje e cila rikthen ujin ne Obot duke bere qe tokat e tyre te permbyten cdo vit!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here