”Raporti i Komisionit të Venecias”,Presidenti Meta nga Shkodra: Nuk e komentoj, ishte konfidencial, është çështje e drejtësisë

0
707

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra raportin paraprak të Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke ironizuar në mënyrë indirekte mazhorancën, Meta tha se nuk mund të komentojë mbi raportin pasi mbi të ka pasur konfidencialitet.

Ilir Meta: Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia.
r Presidentin kjo çështje prej 115 ditësh i përket drejtësisë dhe është ajo që duhet të vendosë pikat mbi “i” në mënyrë që akush në Shqipëri të mos guxojë të shkelë Kushtetutën.


Ilir Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here