Ndarja nga jeta e gazetarit sportiv Aleko Gjergo, Meta mesazh ngushëllimi: Ikona e pazëvendesueshme

0
779

 

Presidenti Ilir Meta shpërndau një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit sportive Aleko Gjergo, Meta e cilëson  “një ndër ikonat” e pazëvendësueshme të Radio Tiranës, gazetarin Gjergo. Ndërsa thotë se ai “ishte autor i disa librave dhe përkthimeve”. Meta shprehet se ka kujtime me ish-gazetarin, në emisionin sportive radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, kur vetë Presidenti është shprehur më herët, se ka komentuar ndeshje sportive.

Ilir Meta: Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.

Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here