Bardh Spahpia publikon mesazhin: Në spitalin e Shkodrës nuka tamponë, të ardhurat nga zonat e kuqe nuk bëjnë dot analizën e COVID-19

0
853

 

Bardh Spahpia publikon mesazhin: Në spitalin e Shkodrës nuka tamponë, të ardhurat nga zonat e kuqe nuk bëjnë dot analizën e COVID-19

 

A KA MUNGESE TAMPONASH APO THJESHTE PAPERGJEGJSHMERI?

Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19. Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.

Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here