Shkodra ende e paprekur nga Covid-19, vijon verifikimi rasteve të familjeve në nevojë, asistencë telefonike të pensionistëve për marrjen e pensionit

0
933

 

Informacion i ores 18.00 dt 19 Mars, mbi veprimtarine e strukturave te KMC dhe situaten ne territorin e Qarkut Shkoder.

Nga NjKVSh Shkoder, nuk raportohen raste te covid- 19, nderkohe eshte derguar nje moster ne IShP, pritet pergjigja sot ose neser. Stafi i NjKVSh ka ndihmuar te semuret kronike duke mundesuar dergimin e ilaceve ne shtepi si dhe ka dezinfektuar te gjitha godinat e kesaj Drejtorie. Ndersa ne bashkite Puke e F.Arrez, situata eshte e qete, nderkohe qe vazhdojne gjurmimin e rasteve te kthyer nga jashte duke ndjekur regullat e vekarantimit.

Nga DVP jane kryer 255 rikontrolle te personave qe jane te vetekarantinuar per 14 dite, nga te cilet 54 jane konstatuar fizikisht, ndersa 210 nepermjet cel. Jane mbajtur disa akte konstatimi ndaj shtetasve qe kane shkelur aktet normative dhe urdherat e MSH, te cilet do kalojne ne komisionet perkatese per sanksionim. Veprimtaria e ketyre strukturave ne bashkepunim me ushtrine dhe policite bashkiake ka ndikuar ndjeshem ne reduktimin e levizjes se popullates ne te gjithe territorin e Qarkut.

Nga bashkia Shkoder ka vijuar verifikimi rasteve te familjeve ne nevoje nga specialistet e Qendrave Komunitare “Per Familjen”, mbeshtetjen e femijve ne nevoje me pako ushqimore, asistencen telefonike te pensionisteve per marrjen e pensionit. I eshte propozuar KB vendimarrja per perjashtim nga detyrimet vendore dhe kamatvonesat, detyrimet per gjobat per individe, familje dhe subjekte. Jane dezinfektuar objektet shkollore, private, si dhe te gjitha vendqendrimet e komunitetit Rom.

Edhe ne bashkite Vau Dejes, M.Madhe kane vijuar veprimtarite e dezinfektimit te pedonaleve dhe objekteve private e shkollore.

Ne piken doganore te H.Hotit, kane kaluar rreth 197 shtetas, prej te cileve 96 shqiptare, 111 te huaj, 150 prej te cileve ju eshte matur temperatura.

Kemi patur nje emergjence shendetsore ne fshatin Gimaj ne Nja Shale i cili u transportua me helikopter, ndersa ne Bashkine Puke kemi patur nje vater zjarri ne fshatin Kimez NjA Gjegja e cila u shua nga 10 forca MZSH, u djegen rreth 4 dy shkurre, ndersa eshte gjendur nje granade dore ne qytetin e Pukes, ku eshte ndermjetesuar nga KMC, strukturat xhenjere te Shtabit te Pergjithshem per neutralizimin e tyre.

Vazhdon ndjekja dhe monitorimi i situates dhe kordinimi i institucioneve ne te gjithe territorin e Qarkut Shkoder nepermjet urdherave te deleguara nga KMC ne rrugen online ne kushtet e vetkarantimit te plote.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here