Panariti: Qeverisjet autokrate përdorin pandeminë për të abuzuar me pushtetin

0
434

 

Ish-ministri Edmond Panariti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeverisjet në botë po përdorin pandeminë për të abuzuar me pushtetin.

Panariti thekson se autokratët, nën pretekstin e pandemisë, po ndryshojnë ligje e nene në favor të tyre.

Postimi i ish-ministrit Edmond Panariti:

Qeverisjet autokrate mund ta përdorin pandeminë për abuzim me pushtetin!

Është shumë e lehtë, nen pretekstin e pandemisë të shpallesh dhe të vendosësh masa të jashtëzakonshme, por është po aq e vështirë ti heqësh ato, thotë Douglas Routzen, President i Qendrës Ndërkombëtare për ligj në Washington.

Autokratët kudo në botë, me pretekstin e pandemisë, po qeverisin me dekrete, po ndryshojnë me shpejtësi ligje dhe rregullore duke anashkaluar mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve për të konsoliduar sundimin e tyre.

Të gjithë jemi të gatshëm të kufizojmë lirinë në luftën ndaj pandemisë, por jo demokracinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here