Vasili: Shqipëria në pandemi, Rama ka hall të legalizojë tonelatat e kanabisit

0
838

 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjithmonë marrin vëmendje dhe nxisin një debat politik. Siç ka ndodhur me paralajmërim se do të legalizojë kanabisit për arsye mjekësore. Por për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, ky është një skandal, që sipas tij edhe në kushtet e një pandemie, Rama mendon sesi mund të legalizojë tonelatat e kanabisit të kultivuara nga banditët në Shqipëri. ”Bota e kanabisit dhe krimit e drejtuar nga kryeministri nuk resht dot së menduari edhe në kohën e pandemisë. Nuk e kuptoj dot si ky bandit është edhe në luftë, edhe mendoka për kanabisin. Po të isha kryeministër nuk do të më zinte gjumi natën sesi dilet nga situata e pandemisë së koronavirusit. Ky ka hall që ato tonelatat e kanabisit që i kanë mbledhur dhe mbjellur në Shqipëri si ti legalizojnë. Nuk ka këtë hall Shqipëria. Shqipëria ka hall të shpëtojë nga koncesionet miliardëshe që vjedh ky nga mëngjesi deri në darkë, të menaxhojë si duhet pandeminë se po e nxjerr nga shinat, të sigurojë punë për shqiptarët dhe të mos shkatërrojë biznesin me 1000 taksa. Farsat që bën sikur çon mjekë në Itali t’ia tregojë ndonjë tjetri. Nuk kishte nevojë Italia as për pompist, as për stomatolog, as për logoped”,-tha në ”Ora News”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here