Friday, March 14, 2025
Home Aktualitet Rama: Ndryshimet në Kodin Penal janë për të mbrojtur jetën e njerëzve,...

Rama: Ndryshimet në Kodin Penal janë për të mbrojtur jetën e njerëzve, nuk dua të jem si Enveri

0
671

Në një dalje për publikun në Facebook, kryeministri Rama tha se deri më tani Shqipëria ia ka del mrekullisht në situatën e pandemisë.

Ai foli edhe për masat e marra në Kodin Penal, duke thënë që këto masa janë marrë për të mbrojtur jetët e njerëzve.

Rama: Ju sot jeni të mërzitur, por askush nuk është i dëshpëruar sepse ia kemi dalë mrekullisht. Kjo nuk është pak, është shumë në këtë situatë. Unë them se askush nuk ka vdekur për bukë në këtë vend qysh nga koha e Skënderbeut. Kjo nuk është cinike, por është një e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka familje të varfra, por ama ndjesë për përsëritjen, por si ua ha mendjen atyre që populli vdes për bukë. 

Kishte më pak apo më shumë në luftën nacionalçlirimtare. Kishte më shumë apo më pak në vitet e fundit të komunizmit. As në luftë dhe as më pak, askush nuk vdiq për bukë. Mbase nuk kemi arritur që t’i ndihmojmë që të gjithë, ndoshta si në të gjithë botën ka pasur edhe abuzime, por të shihni listat të atyre që kanë përfituar, do të shihnit se kemi ngritur në këmbë operacioni më të madh humanitar në këto 30 vite.

Së dyti ua them sot se sa keq do të ishim nëse nuk do të kishim bërë gjithçka që kemi bërë dhe teksa po fillojmë të hapemi, se bilanci i sotëm mund të përmbysen nëse harrojmë se armiku i pabukshëm është mes nesh dhe mund të përfitojë .

Prandaj vendosëm masa të reja në kodin Penal ditën e djeshme. Por ka disa tipa që mendojnë se mund ti japin mend të tjerëve. Këta tipa, qofshin ngelësa me profil fallto apo analistë me profil të lartë në Skype, u hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë, nga çfarë nga mbushja e një boshllëku në kodin penal. Ata e kanë problemin me veten. Arsyeja është që të flas për ta, është që të më beson që Kodi Penal për epideminë ka vetëm një qëllim, që të mbrojë jetën tuaj dhe të familjeve tuaja dhe atyre rreth jush.

Dua t’ju jap një provë që ndëshkimet nuk janë një provë që të jem diktator që të jem si Enverit, por një që të mos lejojmë që një pakicë të gërryejnë përpjekjen e madhe të gjithë popullit, duke mbjellë vdekjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here