Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Mësimi online i paarritshëm, studimi: Studentët, pa akses në internet

Mësimi online i paarritshëm, studimi: Studentët, pa akses në internet

0
679

Mësimi online nuk është i arritshëm për shumë studentë, për shkak të mungesës së aksesit në internet. Qëndresa Qytetare ka kryer një studim në 9 universitete, ku konkludohet se studentët po kalojnë ditë të vështira, pasi nuk po përfitojnë as nga ngrirja e qirave.

Mbyllja e institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit ka shfaqur vështirësi të reja për nxënësit dhe studentët, të cilët tanimë, duhet të ndjekin mësimin online.

Studimi i kryer nga Qëndresa Qytetare në 9 universitete në vend, del në përfundimin se kjo metodikë nuk funksionon për shkak të mungesës së aksesit në internet të studentëve.

“40% e tyre nuk kanë pasur mundësinë që të kenë internet në telefon. Ne e kuptojmë që videocall shpenzojnë më shumë MB dhe duan një internet më cilësor. 61% e tyre rezulton të kenë probleme ekonomike, pra të pagesave të internetit” 

Sa i përket masës lehtësuese që qeveria ka ndërmarrë për anulimin e qirave, studentët thonë se nuk kanë përfituar për shkak të informalitetit.

“37.5% e studentëve nuk kanë një kontratë noteriale, e cila e bën më të vështirë zbatimin e këtij akti normativ. 50% e tyre kanë arritur të kenë një marrëveshje me qiradhënësin dhe vetëm 7% prej tyre kanë patur mundësinë të kenë një falje nga qiradhënësit për këto muaj në izolim. 54% nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me situatën aktuale”

Në studim janë vënë në sitë dhe universitetet në vend për realizimin e mësimit online, ku ai Bujqësor renditet në krye të klasifikimit, por jo në nivele të kënaqshme, pasi vlerësohet me 6 pikë, nga 10 të mundshme. Pas tij, renditet Universiteti i Durrësit dhe Korçës me nga 5 pikë, ndërsa pjesa tjetër, klasifikohen si ngelës.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here