Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Nga dita e hënë do të fillojnë punë edhe taksitë, jo më...

Nga dita e hënë do të fillojnë punë edhe taksitë, jo më shumë se një pasagjer në automjet

0
866

Duke filluar që nga dita e nesërme, 27 prill edhe taksistët do të fillojnë punë pas afro 2 muajsh.

Leja për taksistët do të merret në e-Albania, gjë që është pritur jo mirë nga taksistët.

Qarkullimi i tyre do të lejohet edhe ndërmjet qyteteve.

Por në automjete nuk do të hipë më shumë se një pasagjer, përpos shoferit dhe duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here