Një tentativë grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, ku gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 44 vjeç, pronar i stallës. 44-vjeçari i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.