Sunday, April 28, 2024
Home Aktualitet Mazhoranca dhe opozita ulen në tryezë, sot rimblidhet Këshilli Politik për Reformën...

Mazhoranca dhe opozita ulen në tryezë, sot rimblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

0
542

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Mbledhja do të zhvillohet online në orën 10:00 pjesë e së cilës do të jenë përfaqësuesi Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili LSI nga opozita jashtë parlamentit.

Kjo mbledhje vjen edhe pas thirrjes që ambasadori i BE, Luigi Soreca i bëri palëve politike.

Eshtë thelbësore – tha Soreca- që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartiak për reformën zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të Covid-19.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas takimit që pati me Bashën dhe aleatët e PD tha se opozita e ka kryer misionin e saj duke dhënë propozime konkrete, ndërsa është momenti që mazhoranca të reflektojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here