Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Protestat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha dhe aleatët e PD takim 90 minutësh...

Protestat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha dhe aleatët e PD takim 90 minutësh me Soreca-n dhe ambasadorët e vendeve të BE

0
526

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe aleatët zhvilluan një takim 90 minuësh me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.

Ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës tek tryeza për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik si dhe për protestat tek Teatri të cilat nuk organizohen nga opozita, por ajo i mbështet.

Pas përfundimit të takimit Basha do të ketë një komunikim për mediat.

Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestav

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here