Wednesday, May 1, 2024
Home Aktualitet Më 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, ja rregullat për pridërit dhe...

Më 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, ja rregullat për pridërit dhe edukatorët, si do përdoren lodrat dhe distanca

0
1155

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja  prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion cdo ditë

-Do i matet temperature me termometër digjital

-Do I pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe / Kopësht

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në cerdhe/ kopësht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Në fund të ditës të kyrhet dhe dezinfektimi I mjediseve të përbashlkëta

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdpren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here