Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe keshilli politik ishte në qendër të vëmendjes në takimin që presidenti Ilir Meta mbajti me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.
Takimi u mbajt sot paradite me kërkesën e tij në Pallatin e Brigadave.
‘Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane” informon presidenca.
Gjithashtu Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme si dhe informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.
Nderkohe kreu i PD-se, Lulzim Basha pas takimit, përmes një postimi në Twitter u shpreh: Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.