Studimi i fundit, mjeku italian: Asimptomatikët e prekur me Covid-19 nuk infektojnë të tjerët!

0
2232
Healthcare personnel wearing protective suits and mask at work in the intensive care unit of the Brescia's Hospital, Italy, 19 March 2020. taly has reported at least 35,713 confirmed cases of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus and 2,978 deaths so far. The Mediterranean country remains in total lockdown as the pandemic disease spreads through Europe. Ansa/Filippo Venezia

 

Mjeku i njohur virolog Italian, thotë se një studim i fundit ka treguar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus.

Sipas tij, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, është e dobët.

“Ekziston një punë shkencore në të cilën autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe verifikuan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh ai. Tarro shtoi më tej se personalisht beson që rrezet ultraviolet nuk e lënë të qetë virusin, as në mal e as në det.

“Besoj se nuk do ta kemi shumë vërdallë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja megjithatë duhet të reagojmë me qetësi”, shtoi mjeku. Në total, në Itali më shumë se 231.000 persona janë infektuar me COVID-19. Ndërsa, sipas shifrave të fundit 33.000 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e bërë këtë vend, shtetin e tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here