Raporti i Komisionit të Venecias, Blushi: Për Presidentin, Kushtetuta është e paprekshme

0
884

 

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, deklaron se qëndrimet mbi dokumentin e Komisionit të Venecias do të bëhen publike nga kreu i shtetit, Ilir Meta vetëm pasi të jetë publikuar dokumenti final.

Blushi shprehet se Presidenti ka zbatuar gjithmonë Kushtetutën që vet Komisionit i Venecias ka shkruar. Reagimi i Presidencës vjen pas publikimit në media të dokumentit të Komisionit të Venecias, i cili i jep të drejtë kreut të shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe cilëson si jo ligjore qëndrimet e qeverisë dhe PS.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

Për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. 🇦🇱”,- shprehet në postimin e tij zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here