I nxehti afrikan ndikon edhe në Shqipëri, ky është parashikimi i motit për sot

0
562

I nxehti afrikan që ka përfshirë prej ditësh rajonin e ballkanit do të diktojë edhe në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët por të nxehtë.

Këto kushte atmosferike do të mbeten gjatë gjithë ditës në vendin tonë edhe pse mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërisht gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here