Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar ”Shpirti” i shtrirë në disa shtete përfshirë Shqipërinë.
Miliona euro pasuri janë në proces konfiskimi teksa grupi i shënjestruar akuzohet për trafik droge, korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.
Në ndihmë të hetuesve kanë qenë edhe deklaratat e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Sot paradite priten detaje të reja nga operacioni gjatë një konference për shtyp ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i SPAK,Arben Kraja bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Hetimet për këtë grup kriminal ka filluar nga viti 2018 me anë të dy operacioneve në këtë vit dhe në 2020 teksa tashmë janë lëshuar 38 urdhër-arreste ku të përfshirë janë dhe zyrtarë të shtetit.