Policia Rrugore vijon me kontrollet në rrugë, pezullohen 66 leje drejtimi

0
835

 

Policia Rrugore ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjëndje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndër të tjera, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Në njoftimin zyrtar Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here