Qëndra shëndetësore Velipojë, ndërhyrje në 18 raste të rrezikshme, mesatarisht 40 vizita mjekësore në ditë

0
588

Qe nga data 15 qershor kur zyrtarisht eshte hapur sezoni veror turistik, ne plazhin e Velipojes jane evidentuar 18 raste me rrezikshmëri jete te pushuesve ne uje, per te cilet eshte nderhyre dhe shpetuar jeta !

Vjolla Voci, ndihmesmjeke e qendres shendetesore te plazhit, duke e pohuar ket fakt, thote se eshte nderhyre ne kushte mjaft te veshtira ne te gjita keto raste, por e rendesishme se ne fund suksesi ka qene i padiskutueshem ! Punen e personelit mjekesor ne keto nderhyrje e ka vishtiresuar edhe mungesa e rojeve te plazhit, te cilet edhe sot per jo pak stacione akoma nuk eshte zgjidhur kjo mungese ! Gjate 2 muajve, ne Velipoje ka pasur 2 viktima ne det, por jo per shkak mungese te ndërhyrjes me mjete shpetimi.

Ne qendren shendetesore te plazhit te Velipojes, ku krahas nidihmesmjekeve jane caktuar edhe 3 mjeke, kryhen mesatarisht 40 vizita mjekesore ne dite. Po keshtu ne jo pak raste, sipas dyshimeve me simptoma, kryehen edhe tamponet e shpejte per ciovid 19. Ne vartësi te gjendjes shendetesore te pacienteve, ne jo pak raste ata jane sjellur me autoambulance ne spitalin rajonal te Shkodres per kujdes me te specializuar mjekesor. Qender Shendetesore e plazhit te Velipojes, funksionon 24 ore  deri ne përfundimin e sezonit turistik veror, ku mesatarisht jane 70 mije pushues ne dite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here