Digjen mbeturinat ne mes te dites, pavaresisht te nxehtit qe shoqerone kete periudhe ! Dhe jo vetem kaq, por zjarri i tyre djege edhe vreshtat ne oborret e banoreve ! Me nje situate te tille ballafaqohesh ne Stajka te Bushatit, njerin nder fshatrat me te medha te Neshkodres. Banoret thone se ka 10 vite kjo histori, ku mbeturinat besin stok per dite e jave dhe u vihet flaka:
Ankesat e tyre ne strukturat e e pushtetit vendor dhe ne Bashkine Vau Dejes nuk kan reshtur, por deri sot nuk jane degjuar:
Banoret e fshatit Stajka theksojne se eshte e papranueshme mungesa e kujdesit qe tregohet ndaj ketij fshati prej me shume se 10 viteve si nga njesia administrative Bushat ashtu dhe Bashkia Vau Dejes. Ata pohojne se i kane paguar dhe i paguajn rregullisht taksat qe kerkon pushteti vendor, ndaj presin qe ato tu kthehen me permiresimin e shërbimeve, dhe jo tu mbesin mbeturinat stok e tu vihet flaka, duke rrezikuar keshtu edhe shendetin e banoreve. Edhe ne stinet e tjera te vitit nje situate e tille eshte e papranushme, dhe jo me me vere me temperatura deri ne 40 grade ku per pasoje rrezikshmëria e tyre eshte shume e madhe. /TV1-CHANNEL/