OBSH: Katastrofik, grumbullimi i tifozëve pa maska dhe pa distancë në finalen e Europianit

0
434

 

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerko,  u shpreh e shqetësuar për tifozët që kënduan e festuan dje në finalen e “Euro 2020”, duke paralajmëruar rritjen e rasteve të infeksioneve me Covid-19, veçanërisht të variantit Delta.

Me një ton jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë nga Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, që shpesh abstenon komentet mbi politikat e shteteve anëtare , kreu i ekipit teknik COVID-19, Maria Van Kerkov, e përshkroi spektaklin e finales dhe grumbullimin e tifozëve si “katastrofik”.

“A duhet të jem e lumtur të shoh transmetimin e koronavirusit  para syve të mi?”, shkruan epidemiologia në një postim në rrjetet sociale, gjatë pjesës së fundit të finales Itali – Angli.

Kreu i ekipit të menaxhimit të emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan, gjithashtu u bëri thirrje vendeve javën e kaluar, të jenë veçanërisht vigjilentë në heqjen e kufizimeve të COVID-19 në mënyrë që të mos “humbasin përfitimet që kanë arritur deri më tani nëpërmjet fushatës së vaksinimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here