Festa Kombëtare e Francës, Meta uron Macron: Mirënjohje për mbështetjen që po na jepni për integrimin

0
609

Presidenti Ilir Meta i përcjell urimet homologut francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës.

Në mesazhin e tij të urimit, Meta thekson se fryma e bashkëpunimit mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej.

Më tej, Kreu i Shtetit Shqiptar i drejtohet Presidentit Macron me fjalët “Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim!”.

Mesazhi i Metës:

 

 

I nderuar President, Sh.T.Z Emmanuel Macron,

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe për popullin mik të Francës.
Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik.
Jam i bindur se, kjo frymë bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej, veçanërisht në përballjen me sfidat globale e rajonale, që të dy vendet do të kenë përpara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme, duke filluar nga 1 janari 2022.
Besoj fort se, tradita e shkëlqyer e bashkëpunimit mes dy vendeve do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim.
Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim!
Duke shprehur vullnetin e sinqertë për forcimin më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Francës, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here