Kokainë nga Kolumbia në Itali, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh arrati

0
577

 

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet vendase kanë arrestuar një shqiptar, që kishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018, ndërsa më pas ishte arratisur drejt Londrës, për të shpëtuar nga drejtësia.

Ai u ekstradua menjëherë në Itali, ku edhe do të kryejë dënimin.

Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës nga shteti kolumbian drejt Italisë.

Pjesë e kartelit të trafikut të lëndëve narkotike nuk kishte vetëm shqiptarë, por edhe shtetas italianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here