Kapaciteti i reparti zjarrefikes/ Dibra: Punojmë me numër të reduktuar, zjarrveniet shqetësimi kryesor gjatë stinës së verës

0
514

 

Institucionet në Shkoder kanë qëndrime të kundërta për kapacitetet e përballimit të rasteve të zjarrit. Ndryshe nga të dhënat që ka prefektura, reparti i zjarrfikësve thotë se punon me staf të reduktuar. Drejtori Agron Dibra ripërsërit shqetësimin se orët shtesë vijojnë të mos paguhen dhe për pasojë efektivët në muajt e veres kur rastet e zjarreve shtohen, punojnë në kushte jo normale.

Në këto muaj zjarrvëniet janë shqetësimi kryesor, pasi një pjesë e tyre janë të qëllimshme. Policisë së shtetit i bëhet thirrje që në bashkëpunim me organin e akuzës të hetojë dhe vërë para përgjegjësisë autorët.

Djegia e ferrave dhe shkurreve apo pastrimet e tokave që më pas ju vihet flaka janë problemi kryesor, sepse në pjesën më të madhe të rasteve zjarri del jashtë kontrolli duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbërt, e duke rrezikuar shtëpi banimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here