Një shqiptar nxorri nga deti greken që u vra nga i dashuri: Mendova se ishte gjallë!

0
939

Një nga personat, i cili nxorri në breg, trupin e 26-vjeçares greke, që u vra nga i dashuri i saj disa ditë më parë, është një shqiptar. Ai është identifikuar si Dashamir Pura dhe ka dhënë dëshminë e tij në polici. Pura ka treguar momentin kur kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të së resë.

Shqiptari ka deklaruar:

“Unë pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë nga shpati dhe një kufomë ndodhet në det. Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar. Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm.
Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”- u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here