Ministri Peleshi mesazh ngushëllimi për ushtarakun 27-vjeçar që humbi jetën në plazhin e Tales

0
2649

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur me një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ushtarakut të ri Pavlin Rrasa, i cili humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Tales. Peleshi shkruan se nëntogeri 27-vjeccar pësoi arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen, teksa shprehet i hidhëruar nga lajmi.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here