Rruga “Selim Gjyrezi” eshte nder kryesore per qindra familje qe banojne ne mjediset e ish-zooteknikes ne Kiraz te qytetit te Shkodres. Kjo pere faktin se lidhe disa blloqe banimi ne kete zone, per te dale ne rrugen kryesore te qytetit. Banoret theksojne se ka shume vite qe si kerkese kryesore ndaj bashkise Shkoder kane bere pikerisht ndertimin e kesaj rruge, por ndonëse premtimet nuk kane munguar, faktikisht deri sot asnje nderhyrje konkrete nuk ka pasur:
Pavaresisht zvarritjeve te derisotme, banoret vazhdojne ti kerkojne bashkise Shkoder qe ta marrin ne konsiderate shqetësimin e tyre, duke i kujtuar se i paguajn taksat si te gjithe qytetaret e tjere. Ata theksojne se ka ardhur koha qe edhe ne Shkoder te tregohet me shume vëmendje per banoret e zonave te ashtuquajtura informale, meqenëse ato jane kthyer ne blloqe banimi e perfshire ne sistemin e legalizimit.