Asnjë masë antipërmbytje! Bordi i kullimit harron se vjen stina e dimrit

0
626

 

Keto filmime i perkasin dates 8 shkurt te ketij viti ne Dajç ! I solleme per te kujtuar gjendjen qe krijohet nga permbytjet gjate stines se dimrit ! Ato shoqerohen me disa masa emergjente dhe premtimet per te nderhyre gjate stines se veres ne përforcimin e argjinaturave dhe objekteve te tjera, qe ndikojne ne parandalimin e përmbytjeve ! Por kaloi edhe 10 diteshi i pare i muajit gusht dhe asnje nderhyrje nuk ka pasur deri sot nga Bordi Rajonal i Kullimit Lezhe si masa parandaluese te përmbytjeve ne dimer !

Zyrtaret e njesise administrative te Dajçi pohuan jashte kamres se jane përcaktuar me kohe 4 piika ku duhej te ndërhynte bordi i kullimit, keto me se shumti ne përforcimin e argjinaturave, por akoma nuk ka asnje veprim konkret ne terren ! Nga mbi 2200 hektare toke bujqesore qe ka Dajçi, se paku 1500 hektare permbyten çdo vit ne dimer, perfshi edhe qindra shtepi qe rrethohen nga uje.

Por keto llogariten thjeshte si evidenca e kërkesa te banoreve per kompensime dhe qe nuk realizohen, ndersa nga ana tjeter puna qe ne vere per tu përgatitur per stinen e dimrit nuk merret fare ne konsiderate ! Bordi i Kullimit harron se vjen stina e dimrit dhe kujtohet per permbytjet atehere kur uji pushton Dajçin !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here