Procedohet 21-vjeçari me patentë të falsifikuar i cili udhëtonte me 167 km/h

0
790

 

Pikërisht në rrugën inteurbane kryesore, ku një familje me 4 anëtarë u shua, shpejtësia vijon të jetë e frikshme. Efektivët e Policisë Rrugore, në aksionin e tyre kanë katur ndër të tjera edhe një 21-vjeçar që lëvizte me patentë të falsifikuar dhe me 167 km/h. ”Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugor, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i plotë

Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi K. M., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi 167 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse, duke përdorur një patentë të falsifikuar. Ky drejtues mjeti është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me masë administrative.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, gjatë monitorimit me radar nga Policia Rrugore e Tiranë është konstatuar mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte me shpejtësi 165 km/h. Ky drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Po nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese, në bulevardin “Zhan D’ark”, është konstatuar shtetasi Xh. N., 21 vjeç, që drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurisë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, 21-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Ky drejtues mjeti u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugor, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here