Mbërrijnë 4,460 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”

0
530

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Facebokk njofton se në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 4,460 doza të vaksinës Pfizer.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,845,660 doza të vaksinës antiCovid.

“4,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv,” shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri i ka bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here