Zhvillimet kaotike në Kabul, shtyhet për nesër mbërritja e grupit të parë të afganëve në Shqipëri

0
818

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anulua për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë, raporton Zëri i Amerikës.

Bëhet fjalë për rreth 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda.

Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetrët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur dy ditë më parë se qeveria e tij i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të pritur qytetarë afganë jetë e të cilëve kërcënohet nga talebanët që kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të grupit të parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati sot një takim me ministren e Jshtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve afganë.

Qeveria shqiptare është shprehur se është e gatshme të presë disa qindra afganë. Por zyrtarisht nuk është dhënë asgjë përfundimtare.  Kim shfrytëzoi rastin për të falenderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here