31 vjeçari nga Tirana kapet në Muriqan me 50 mijë euro në valixhe

0
917

Policia kufitare në Muriqan, Shkodër ka sekuestruar 50.000 Euro të padeklaruara në kufi dhe ka proceduar penalisht poseduesin.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” informon policia.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here