Zbrazja e konvikteve nga studentët për të strehuar afganët, reagon Rama: Shpifje e ulët

0
680

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat në adresë të tij dhe kryebashkiakut Veliaj për nxjerrjen e studentëve nga konviktet e Qytetit Studenti për strehimin e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

Në një postim në twitter, Rama thotë lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend.

Ajo dorë sipas tij është turpi i shqiptarisë.

Qyteti Studenti pritet të jetë streha e parë e qytetarëve afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talibanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here