Afganët, Kim: Shqipëria i ofroi mbrojtje atyre në nevojë, krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat

0
602

Pasi mirëpriti në orët e para të mëngjesit në Rinas grupin e parë prej 121 afganësh të shpërngulur nga Kabuli së bashku me autoritetet shqiptare, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka falënderuar Shqipërinë për vendimin për t’i strehuar ata.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shqipëria i ofroi edhe një herë mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe.

“Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe” shprehet Ambasadorja.

“Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, përfundon Yuri Kim në Twitter.

Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here