Qëllohet me armë zjarri ndërsa lëvizte me makinë, ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës

0
2047

Një vrasje ka tronditur Malësinë e Madhe mbrëmjen e së enjtes, ku është qëlluar ndërsa po levizte me makinë Sokol Çelaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reç rreth orës 22:50.

Çelaj, është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkoh që shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Njoftimi i plotë

 

 

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here