PD kundër Ulsi Manjës, nxjerr përgjimet e dosjes 184: Në krye të Drejtësisë simboli i pandëshkueshmrisë së krimit elektorale

0
462

Partia Demokratike e quan provokim emërimin e Ulsi Manjës në krye të ministrisë së Drejtësisë.

Një vendim i tillë cënon edhe më shumë besimin tek institucionet duke kujtuar dosjen e krimit elektora 184, thotë Enkelejd Alibeaj në një postim në facebook.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën.

Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here