Lindita Nikolla kryetare e parlamentit, Meta e uron dhe këshillon opozitën: Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

0
686

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në facebook, kryetaren e re të parlamentit Lindita Nikolla.

“Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 🇦🇱” shkruan Meta në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here