“Një histori lufte” Taulant Koliku në Tv1 Channel rrëfen intervisten me xhihadistin kosovar në Siri

0
480

Gazetari Taulant Kopliku ishte i ftuar kete mengjes ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel per te folur per dokumentarin e realizuar nga vete ai “Historia e nje lufte” ne Siri. Veç te tjerash ai flet edhe per intervisten qe ka bere me nje nga xhihadistet kosovar atje dhe veshtiresite per ta realizuar kete interviste.

Kopliku: Kam mbetur i befasuar dhe i emocionuar nga pritja e shkodraneve per te pare diçka ndryshe ne kinemane e Shkodres. Behet fjale per nje projekt qe e ka zanafillen qe nga hera e pare qe isha ne Siri per te ndjekur hisotrine e nje femije shqiptar qe fatmiresisht tashme eshte kthyer ne Itali. Heren e pare shkuam ekskluzivisht per te ndjekur historine tij se bashku me babane e tij. Nisur nga kjo u kushtezova per te patur kontakte dhe informacione per grate dhe kryesisht femijet e tjere ne kampet e Sirise.

Kemi shkuar rreth dy muaj e gjysem me pare, me idene per te ndjekur kampet dhe patem mundesine per te takuar nje prej xhihadisteve shqiptar te cilet tashme ndodhen ne burgun kurd dhe me nje denim le te themi te merituar per çfare kane bere.

Pavaresisht materialit qe do pergatisja kisha edhe nje deshire timen per te prezantuar shqiptaret me nje prej tyre qe thjesht e kemi ideuar si person, por nuk eshte se i kemi kontaktuar ose takuar. Kush jane terroristet shqiptar qe shkuan atje? Sepse shumica u vrane. Ishte shum e veshtire per ta bere kete interviste, por ne fund ia arritem .

Pyetjet e mija i devijonte vazhdimisht, mohonte gjithçka. Ishte nga Kosova, familjen e ka me banim ne Suedi, qe do te thote se ishte i integruar me jeten e nje vendi europian. Nxirrte alibi te tilla qe nuk kishte te bente appak me ISIS, ndodhej rastesisht atje dhe qe as ne mendjen e tij nuk ekzistonte islami radikal, por sipas tij ishte nje mysliman i mire. Nje interviste e cila tregon shume, pavaresisht mohimeve qe ka ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here