Rama 3: Në 2021 përfundon rruga e Arbrit, nis aeroporti i Vlorës e në 2022 porti i Durrësit

0
1251

 

Në programin e qeverisë “Rama 3” i cili pritet të votohet nesër në Kuvend, parashikohen edhe projekte të transportit ajror, rrugor, hekurudhor dhe detar.

Sipas programit parashikohet si objektiv që në sektorin e infrastrukturës rrugore implementimi i strategjisë për ndërtimin e një rrjeti efikas dhe efecient të transportit rrugor për të  gjithë qytetarët.

Konkretisht qeveria e re parashikon nisjen e punimet për VIA (Vlora International Airport) brenda vitit 2021 që ky aeroport të jetë operacional më 2024.

Brenda vitit 2021 nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e SIA (Saranda International Airport).

Përfundimin brenda vitit 2021 punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022).

Po ashtu, nisen brenda vitit 2021 punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Nisin në Janar 2022 punën për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here