Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë, reagon Meta: Palët të ulin tensionet e t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura me BE dhe SHBA

0
520

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me situatën në Jarinjë dhe Bërnjak pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për vendosjen e reciprocitet për targat me Serbinë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.” shkruan Meta ndërsa apelon palët të ulin tensionet.

“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.”- përfundon Meta reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here