Kampi veror në burgun e Spaqit, Luigj Mila flet për organizmin për të tretin vit në “Pasdite në Tv1 Channel”

0
594

Drejtuesi i komisonit per drejtesi dhe paqe, Luigj Mila ishte i ftuar ne emisionin “Pasdite ne Tv1 Channel” per te folur rreth organizimit per te tretin vit radhazi te kampit veror ne burgun e Spaqit, ku marrin pjese te rinj dhe te reja nga disa vende te Europes.

Mila: Ne kemi vite qe punojme ne burgun e Spaqit, kemi zgjedhur nje nga atraksionet negative te themi keshtu, per te realizuar aktivitetin tone te komisionit drejtesi dhe paqe dhe te muzeumtit burgu i Spaqit. Une kam vite qe zhvilloj disa ide dhe sebashku me stafin tim dhe bashkepunetoret tone sidomos nga Gjermania. E gjetem si risi qe te organizojme diçka te veçante ne nje vend te veçante. E veçante eshte qe ky kamp veror nderkombetar realizohet ne burgun e Spaqit. Menjehere sapo perfundojme kampin veror ne Velipoje me personat me aftesi te kufizuara, une levizi dhe shkoj ne burgun e spaqit se bashku me disa te rinj dhe te reja qe vijne nga vende te ndryshme te Europes.

Eshte viti i trete qe realizohet ky kamp. Vjet nuk e realizuam per shkak te pandemise, por dy vite me pare po. Na ka rezultuar nje aktivitet shume i suksesshem. Kemi nje pjesemarrje interesante ku jane perfshire disa vende europiane. Gjermania nuk mungon asnjehere me prurjet e saj. Kishim pranine e ambasadorit gjerman ne ditet e para te ketij aktiviteti.

Idea e ketij aktiviteti eshte qe te therrasim persona nga vende te Europes lindore dhe qendrore. Kishim vende si Gjerogjia kete vit, Lituania, Mali I Zi, Maqedonia. Synojme te jene mosha nga 18 deri ne 25 vjeç qe jane edhe mosha universitare qe kane me teper qellim per tu informuar rreth asaj te kaluare. Eshte nje emocion i jashtezakonshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here