Ndërprerjet e energjisë elektrike/ Shkaku, kryerja e remonteve në nënstacione

0
703

 

 

Remonti ne nenstascionin elektrik Shkodra 1 ne Lagjen “Senderbeg” te qytetit te Shkodres, ka bere qe per nje pjese te qytetit dhe disa fshatra te ndërpritet energjia elektrike paradreken dhe pasdreken e se premtes. Sipas njoftimit te OSHEE-se, përveç disa lagjeve ne qytet, kjo nderhyrje ka bere qe përveç paradrekes, te ndërpritet energjia elektrike edhe nga ora 12.00 deri ne oren 16.00 ne lagjen Rus dhe fshatrat Bardhaj, Bleran,Mes, Drishte, Domen, Prekal, Kir, Grude e Guci e Re dhe Hoti i Ri.

Remonti konsiston ne ndërhyrjet e specialisteve ne nyjet kryesore te lidhjeve te linjave te tensionit te larte, bllokut te izolatorëve dhe pajisjeve te tjera teknike, qe kane te bejne drejtepedrejte me mbajtjen ne gatishmëri sistemit te furnizimit me energji elektrike. Gjithashtu ka pasur nderhyrja edhe ne linjat e tensionit te larte, siç ka qene linja 35 kilovolt e nestacionit Shkodra 2 si dhe linja 220 kilovolt Bogiç – Koplik – Hani i Hotit.

Sipas specialisteve te operatorit te transmetimit,  remontet ne kete periudhe jane ne kohen e duhur pasi pergatitet rrjeti kryesor per furnizimin normal me energji elektrike gjate stines se dimrit. Konkretisht, me përjashtim te ndonje defekti, si ne nënstacionet Shkodra 1 ne Skenderbeg ashtu dhe Nenstacionin Shkodra 2 ne Draçin, tashme nuk eshte me e nevojshme te ndërhyhet me remonte gajte dimrit dhe deri ne vjeshten e vitit te ardhshem ! Remontet e nenstacioneve elektrike ne rajonin e Shkodres nisen me daten 21 shtator me afat perfundimi pasdreken e se premtes te 24 shtatorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here