Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19

0
730

 

Kompania Pfizer njoftoi dje (27 shtator) se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi kundër Covid-19.

Disa kompani, të tilla si Merck dhe Roche, janë duke punuar ilaçe të këtij lloji, të quajtur antiretrovirale, që funksionojnë për të  parandaluar riprodhimin e virusit.

Aplikimi i tyre mund të jetë i dyfishtë: të lejojë që njerëzit që tashmë janë të infektuar me sëmundjen të mos vuajnë nga simptoma serioze, por edhe njerëzit që kanë ardhur në kontakt të ngushtë të mos e zhvillojnë sëmundjen.

“Ne besojmë se ky trajtim mund të ndihmojë në ndalimin e virusit shumë herët – para se të përhapet gjerësisht – duke parandaluar potencialisht rastet simptomatike të sëmundjes tek ata që janë ekspozuar dhe duke ndaluar shfaqjen e infeksionit tek të tjerët”, tha drejtori shkencor i Pfizer, Michael Dolsten në një deklaratë.

Kjo qasje është “plotësuese” e vaksinave Covid, shtoi ai.

Trajtim, i quajtur PF-07321332, u zhvillua në formën e një pilule orale me një gotë ujë.

Më shumë se 2,600 vullnetarë të moshës 18 vjeç e lart do të marrin pjesë në provën klinike të fazës 2/3 të shpallur dje, 27 shtator. Disa do të marrin pilulën, e cila jepet dy herë në ditë për 5 deri në 10 ditë, dhe të tjerët do të marrin placebo.

Ilaçi  është testuar në dhjetëra njerëz për të vërtetuar se nuk është i rrezikshëm për shëndetin.

Për të gjithë ata që tashmë janë infektuar, ky ilaç do të jetë veçanërisht efektiv në ditët e para të infeksionit, para se virusi të jetë riprodhuar në një masë të madhe.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here